Ardon Jashari pritet t’i kërkojë Club Brugges të lejojë kalimin e tij te Milani këtë fundjavë, duke refuzuar të pranojë oferta më të larta nga Chelsea, Bayer Leverkusen apo Neom.
Lojtari e ka bërë të qartë dëshirën e tij për t’u bashkuar me ‘Rossonerët’, skuadër që e ka mbështetur që nga fëmijëria, kur vizitoi ‘San Siron’ për të parë Milanin në veprim.
Ai u la jashtë skuadrës për ndeshjen hapëse të sezonit, por është përfshirë në listën për garat evropiane.
Sipas Sky Sport Italia, Jashari ka vendosur të marrë vetë situatën në dorë dhe do të përballet me drejtuesit e Club Brugge në një takim urgjent këtë fundjavë.
Chelsea dhe Bayer Leverkuseni rivalizojnë Milanin për Ardon Jasharin
Lexo po ashtu
Chelsea dhe Bayer Leverkuseni rivalizojnë Milanin për Ardon Jasharin
Ai synon të kërkojë shitjen te Milani, i cili beson se oferta e tyre prej 33.5 milionë euro plus bonuse është më se e mjaftueshme, sidomos pasi agjentët e Jasharit pretendojnë se Brugge kishte premtuar se do ta shesë nëse vjen një ofertë prej të paktën 32.5 milionë euro.
Ajo që është vendimtare është që mesfushori shqiptar do të theksojë gjithashtu se nuk ka aspak ndërmend të pranojë ndonjë klub tjetër,
Kjo edhe pse Chelsea, Leverkusen dhe skuadra saudite Neom janë të gatshme të ofrojnë më shumë para.