Kina pret malet për të ndërtuar një autostradë, pamjet mahnisin ndjekësit (VIDEO)

Autostrada e re Guizhou Luan ka treguar edhe një herë sesa plane dhe teknologji të avancuar ka Kina aq sa janë prerë malet për të ndërtuar një rrugë.

Në vend të tuneleve, kthesave dhe ngjitjeve të ngadalta, Kina ka zgjedhur ta prejë malin përgjysmë. Punëtorët kanë hequr majat, kanë rrafshuar pengesat dhe kanë gdhendur një shteg duke krijuar një rrugë madhështore.

Ura e varur dhe rruga do të jetë 2,889 metra e gjatë dhe 1,420 metra e gjerë. Deri më tani janë përdorur më shumë se 49,000 ton çelik, me vinça të drejtuar nga GPS dhe sensorë ere.

Ura do të lidhë fshatrat e izoluara me qendrat e mëdha urbane, duke zvogëluar kohën e udhëtimit dhe duke lehtësuar aksesin.