Të nderuar adhurues të futbollit,
Të nderuar shqiptarë e të dashurit e mi tetovarë.
SHKËNDIJA nuk është thjeshtë një ekip futbolli. Ajo është fryma e Tetovës, rrahja e zemrës sonë, krenaria e çdo shqiptari që e ndjen gjakun të vlojë kur valon flamuri kuqezi. Ajo është ëndrra jonë kolektive, jehona e historisë sonë dhe dëshmia se pasioni ynë nuk shuhet kurrë!
Andaj sonte, në sfidën me Qarabagun, më shumë se kurrë e meriton mbështetjen tonë, për të vazhduar të shkruaj histori të re në Ligën e Kampionëve.
Ju bëj thirrje që të gjithë sonte të jemi në stadium, për ta mbështetur me ZEMËR, e për të dëshmuar vlera të larta sportive dhe europiane që i kanë shqiptarët dhe Tetova.
Tetovarët dhe shqiptarët, nuk mund të përdoren si “mish për top”, gjithmonë kur klane të caktuara politike, të dështuar në mbrojtjen e vlerave shqiptare, të shkaktojnë tensione dhe të na shfaqin si të pavlerë!
Zemra e çdo tetovari dhe çdo shqiptari që e ndjek ndeshjen sonte, nga stadium ose shtëpia, duhet të jetë me SHKËNDIJËN e vlerave sportive dhe e vlerave evropiane.
Urime e suksese SHKËNDIJA jonë!
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Vdes miku i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel
- Sulejmani: Në Zhelinë po nisim një fazë të re të konsolidimit dhe fuqizimit të Degës së BDI-së
- Rrihet taksisti në Shkup pasi refuzoi të merrte më shumë pasagjerë se sa lejohet
- Thaçi: Më vjen keq që Albright, Holbrooke e Dole s’janë më me ne, do të ishin dëshmitarë të jashtëzakonshëm në Speciale
- Dauti: Ky nuk ishte presioni i parë ndaj meje si deputete, më kanë ftuar edhe në gjykatë! (VIDEO)
- Ali Ahmeti: Ndajmë dhimbjen për ndarjen nga jeta të mikut të madh të shqiptarëve, Eliot Engel
- Thaçi: Pa rezistencën e popullit dhe pa ndërhyrjen e NATO’s, Kosova nuk do të ekzistonte sot
- Gjendet i vdekur 65-vjeçari në ashensorin e një objekti në Shkup
- Kos: Brukseli gjithnjë e më i shqetësuar për Serbinë, po vlerësohen pagesat e reja
- Paralajmërim nga Gjermania: Ballkani duhet të mbetet nën vëzhgim të vazhdueshëm