Investimet në arsim dhe sport ishin pjesa më e fortë e fjalimit të Bilall Kasamit në Tetovë. Ai krahasoi dështimet e pushtetit të kaluar me projektet e realizuara gjatë mandatit të tij.
“Ata, me 24 milionë euro borxh, nuk ndërtuan stadium për Shkëndijën; Ne edhe e përgjysmuam borxhin, edhe nisëm ndërtimin e stadiumit”, tha Kasami.
Në arsim, sipas tij, bilanci është i qartë “Ata, me 24 milionë euro borxh, nuk bënë asnjë investim në infrastrukturën arsimore; Ne, me gati dyfish më pak borxh, po ndërtojmë tre shkolla dhe rregulluam dhjetëra të tjera”.
Ai përmendi edhe pishinat për nxënësit “Ne ndërtuam një pishinë, po ndërtojmë edhe dy të tjera, dhe siguruam mësim noti për çdo fëmijë të komunës”.
Kasami tha se këto investime nuk janë vetëm premtime të mbajtura, por themeli i një Tetove moderne. “Kjo është arsyeja pse tetovarët nuk do të kthehen më kurrë te ata që vetëm vodhën e lanë qytetin në borxh”.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- ASh: Deklarata e sotme e drejtorit të Entit të Statistikave është skandaloze dhe e rrezikshme.
- Bozhinovska: Thirrje e re për kondicionerë inverter, aplikimi në mënyrë elektronike
- Arbër Ademi: Tre qëndrime për një ligj – qeveria në kaos për gjuhën shqipe
- OVL: Shqetësuese raportimet se Specialja po vlerëson pronat e ish-krerëve të UÇK’së, veprim që gërryen besimin në paanshmëri
- Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Gazmend Arsllani
- VLEN: Tetova, zemra e bashkëpunimit shqiptar në Ballkan
- Qeveria shqiptare ul akcizën për naftën dhe benzinën me 20 %
- Tërmeti 4.7 ballë shkund Greqinë, lëkundjet deri në Manastir
- Luani Erion nga Shqipëria, ngordh në Gjermani: Nuk u zgjua nga anestezioni
- Kuzeska: Vendimet e Saveskit goditën prokuroren e pavarur Ristovska