Kapet person me patentë shoferi të falsifikuar në Tabanoc

Më 13 gusht 2025, rreth orës 23:25, në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, për hyrje në vend, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria S.L. (44) nga Republika e Serbisë.

Gjatë kontrollit kufitar u konstatua se ai kishte paraqitur një patentë shoferi të falsifikuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo