Ish ministri Drejtësisë, Xhevdet Nasufi: Pritja e Gordes nga Kasami është veprim antishqiptar (FOTO)

Xhevdet Nasufi ka kritikuar pritjen e presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova nga i pari i Tetovës, Bilall Kasami.

Sipas Nasufit, ajo është antishqiptare dhe se pritja e tij, përfshirë edhe duartrokitjet janë veprim antishqiptar.

“Edhepse bashk jo se kemi manifestuar ndonje perputhshmeri publike… Presidentija e vendit eshte antishqiptare.Duertrokitja ne skene te hapur asaj nga shqiptaret eshte mungese e vetedijsimit dhe ndergjegjshmerise kombetare.Pritja pompoze ne Tetove nuk eshte vetem leshim sensitiv kombetar i te parit te Tetoves, por edhe vazhdimsi tejet negative e veprimeve antishqiptare te Gordon’es. ZKete e provocative qe ate her ne vitet 1998-2002
kur me pengonte ne decentralizimin e pushteti, si ne aspektin gjeografik ashtu edhe ne permbajtje ne favor te shqiptareve te diskriminuar”, komentoi Nasufi në një nga postimet e gazetarit Lirim Dullovi, i cili poashtu ka kritikuar pritjen e Siljanovskës nga Kasami.