Ilir Metës i komunikohet sot mbyllja e hetimeve, ish-presidenti do transportohet nga burgu në SPAK

Sot në orën 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve ish presidentit dhe kreut të lirisë Ilir Meta.

Avokati Kujtim Cakrani i tha gazetares së Top Channel-it Anila Hoxha se do jenë të pranishëm edhe ai si mbrojtës dhe ish-presidenti Meta, që pritet të transportohet nga 313 në ambientet e SPAK-ut.

Komunikimi i mbylljes së hetimeve duhet të procedohej të hënën e kaluar, por meqenëse avokati i Metës gjendej jashtë vendit u shty për në fillim të kësaj jave.

Më herët Metës i janë komunikuar në datë 27 maj akuzat dhe po ashtu akuzuar dhe mbyllja e hetimeve i është deklaruar edhe Monika Kryemadhit, Pirro xhixhos, Ema Cokut dhe Fatime Kryemadhit./Indeksonline/