Ibrahimi në Luboten: 12 gushti i vitit 2001 është data e dhimbjes shqiptare!

Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi së bashku me krerët tjerë të koalicionit VLEN kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Luboten.
“Sot bëmë homazhe te varrezat e dëshmorëve, duke përkujtuar ngjarjen tragjike të 12 gushtit të vitit 2001 kur ndodhi Masakra e Lubotenit.
12 gushti i vitit 2001 është data e dhimbjes shqiptare! Humbi jeta e 10 civilëve të Lubotenit në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtëvjeçar.
Sot lexuam një fatiha për shpirtin e dëshmorëve, duke e lutur Zotin që ngjarje të këtilla të dhimbshme të mos përsëriten kurrë.
Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të Lubotenit”, ka shkruar Ibrahimi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo