Një shtetas rreth 70 vjeç është gjetur i mbytur paraditen e sotme në plazhin e vjetër të Vlorës.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, viktima dyshohet të ketë qenë pushues, por ende nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për banor të zonës apo turist.
Shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta. Paraprakisht dyshohet se i moshuari mund të jetë mbytur aksidentalisht ose të ketë pësuar një arrest kardiak ndërsa notonte.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.