Hoxha Bedri Lika i reagon Mickoskit: Shqiptarët janë të zot të vendit, askush nuk ua përcakton fatin

Hoxha nga Shkupi, Bedri Lika, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke theksuar shqiptarët janë zot të vetevetes.

“Nuk i bëj marketing asnjë partie politike, sepse misioni im, si hoxhë, është mbi partiak dhe së dyti popullin tim, pa dallim ngjyrën partiake, e konsideroj si një familje,” u shpreh Lika.

Ai tha se arsyeja e reagimit të tij lidhet me retorikën e ashpër të kryeministrit, i cili sipas tij po merr guximin të përcaktojë fatin e shqiptarëve në vend.

“Ka kaluar koha e komunizmit. Populli shqiptar janë të zotit e vendit dhe ata përcaktojnë për vetvetën,” theksoi Lika në reagimin e tij./TS/