Heung-min Son zyrtarizohet te skuadra amerikane Los Angeles FC

Los Angeles FC ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e sulmuesit Son Heung-Min nga Tottenham Hotspur.

Son i bashkohet LAFC pas një dekade të lavdishme në Ligën Premier. Me 173 gola dhe 101 asiste për Tottenham, ai u bë lojtari i parë aziatik që fitoi Këpucën e Artë në sezonin 2021–22 dhe konsiderohet një ndër futbollistët më të mëdhenj aziatikë të të gjitha kohërave.

Skuadra amerikane ka paguar 22 milionë euro për transferimin e koreanit nga Spurs.

“Son është një ikonë globale dhe një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai përfaqëson vlerat tona dhe do të sjellë një ndikim të madh si brenda ashtu edhe jashtë fushës”, deklaroi bashkëpresidenti i LAFC, John Thorrington.

Son i bashkohet një grupi të spikatur yjesh ndërkombëtarë te LAFC, duke përfshirë Carlos Vela, Olivier Giroud, Giorgio Chiellini dhe ish-shokët e Tottenhamit, Gareth Bale dhe Hugo Lloris.

“Jam krenar që i bashkohem një klubi ambicioz si LAFC,” tha Son.

“Jam këtu për të fituar trofe dhe për të dhënë gjithçka për këtë klub dhe tifozët e tij. Mezi pres të filloj këtë kapitull të ri në MLS”, deklaroi ylli korean.