Harry Kane ka përzgjedhur pesë skuadrat më të forta që pritet të sfidojnë Bayern Munich për titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, dhe Arsenal nuk është në këtë listë.
Pas triumfit të Bayern në Superkupën e Gjermanisë ndaj Stuttgartit të shtunën, kapiteni i Anglisë beson se skuadra e Bundesligas është një nga favoritët kryesorë për të fituar kompeticionin më prestigjioz të Europës në vitin 2026.
Ai përmendi gjithashtu kampionët aktualë Paris Saint-Germain, Liverpool, Barcelona dhe të tjerë si rivalë të mëdhenj, por nuk përfshiu Arsenalin, të cilët sezonin e kaluar arritën deri në gjysmëfinale.
“Besoj se kjo Ligë e Kampionëve do të jetë e ngjashme me çdo sezon tjetër. Ne do të jemi ndër favoritët, së bashku me PSG, Real Madrid, Barcelona, Man City dhe Liverpool”.
“Të gjitha skuadrat e mëdha do të kenë sytë tek trofeu. Ka ende shumë rrugë për të bërë deri në finale. Po presim shortin në fund të muajit për të mësuar kundërshtarët tanë në fazën e grupeve”.
“Hap pas hapi, po mundohemi të ecim në drejtimin e duhur. Tani jemi më të fokusuar te Bundesliga. Kemi një ndeshje të madhe në Allianz Arena për të nisur sezonin të premten në mbrëmje”.
“Duhet të tregojmë atë që pamë kundër Stuttgart, qëndrimin dhe dëshirën për të qenë të uritur për të vendosur veten në një pozitë të mirë në ligë”, ka thënë Kane.
I freskët pas fitimit të trofeut të dytë në vetëm disa muaj, Harry Kane ka vetëbesim se skuadra gjermane mund të bëjë bujë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.