Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, e ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të Kuvendit.
Ai e ka kritikuar partinë e Albin Kurtit, duke thënë se pas pesë vitesh në pushtet po i fajëson rivalët politikë për keqqeverisjen vet.
Hamiti ka shkruar në Facebook se të tjerët janë fajtorë për dështimet e këtyre që ushtrojnë pushtet tash.
“Mbas pesë vitesh në pushtet, aktualisht pa mbikëqyrje parlamentare – pa Kuvend, konstituimin e të cilit e ka bllokuar VV-ja – Qeveria e Vetëvendosjes i fajëson rivalët politikë për keqqeverisjen e vet. Të tjerët janë fajtorë për dështimet e këtyre që ushtrojnë pushtet tash”, ka shkruar Hamiti.