“Gjysma që e mbështet Kurtin s’e kanë as shkollën fillore të kryer” – Zafir Berisha ofendon elektoratin kosovarë

Ish-deputeti Zafir Berisha e ka vënë në pikëpyetje niveli e arsimit të mbështetësve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Sipas Berishës, përkrahësit e Kurtit nuk e kanë të përfunduar as shkollën fillore, lëre më nivelet e tjera më të larta.

“Këta janë ende duke e manipulu një pjesë të opinionit që mendimin e kanë shumë të kufizum”, ka thënë Berisha në DPT Te Fidani.

“Ishte një OQJ atje që e bëri një analizë, nxori që 54 për qind domethënë as shkollën fillore s’e kanë ata që e mbështesin. Ky është realiteit”.