Gjeorgji: Baza ushtarake Fort Stewart në bllokim pas të shtënave, disa të plagosur

Baza ushtarake Fort Stewart në shtetin amerikan të Xhorxhias u bllokua për shkak të incidentit dhe pranisë së një personi të armatosur, dhe sipas mediave amerikane, pati të lënduar.

Sipas raportimeve, katër persona janë dërguar në spital.

Autoritetet thanë se një i dyshuar është identifikuar, por emri i tij nuk është bërë i ditur, raportoi Fox.
Zyrtarët postuan në Facebook se komandanti i bazës, Kolonel William “Gabe” Weaver, kishte urdhëruar bllokimin e bazës dhe të bazave ajrore Wright dhe Evans.

“Bllokoni menjëherë objektet tuaja, qëndroni brenda, kyçni të gjitha dyert dhe dritaret. Mbani linjat telefonike hapur dhe raportoni te eprorët tuaj”, thanë zyrtarët ushtarakë në faqen e Facebook-ut të bazës Fort Stewart.

Baza u vu nën bllokim në orën 11:04 të paradites sipas kohës lokale dhe u konfirmua se një incident me një sulmues të armatosur kishte ndodhur në zonën e Ekipit Luftarak të Brigadës së 2-të të Blinduar.
Nënkoloneli Angel Tomko i tha AP se ata po vlerësonin situatën, por se sulmuesi ishte i pranishëm në vendngjarje.

Policia është në vendngjarje dhe të gjitha portat e bazës janë aktualisht të mbyllura.
Shkollat fillore Baton Gwinnett dhe Joseph Martin aty pranë, si dhe Shkolla e Mesme Snelson Golden, u mbyllën si masë paraprake.

Guvernatori i Xhorxhias, Brian Kemp, tha në Platformën X se mendimet e tij janë me familjet e atyre që u prekën nga incidenti tragjik në bazë.