Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Ferizaj

Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Zenun Beqa” në Ferizaj. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 14:30 dhe në vendngjarje ka shkuar edhe ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen.

Trupi i tij është dërguar në obduksion, ndërsa policia tha se po e heton vdekjen.

“HETIM MBI VDEKJEN – Rr. Zenun Beqa, Ferizaj 15.08.2025 – 14:30. Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net/.