Franca përballet me zjarret më të mëdha të vitit, një person i vdekur

Zjarrfikësit në Francën jugore u përpoqën të mërkurën të kontrollonin një zjarr masiv që tashmë ka përfshirë një zonë më të madhe se Parisi.

Flakët atje u përhapën me shpejtësi nëpër pyje dhe fshatra, duke i detyruar banorët dhe turistët të largoheshin.

Një person vdiq në fshatin Saint-Laurent-de-la-Cabrerisse, rreth 30 kilometra nga qyteti i Perpignan, tha prefektura Aude, raporton Reuters.

Zjarri ka djegur të paktën 25 shtëpi. Shumë rrugë në zonë janë të mbyllura.