Foto/ Tragjedia me tre të vrarë në Gjilan! Kush është autori i ngjarjes, person i skeduar për fajde

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit sot në orët e pasdites, ku tre persona kanë mbetur të vdekur pas të shtënave me armë zjarri.

Viktimat janë babai, djali dhe dhëndrri i familjes, ndërsa ngjarja ka ndodhur pranë teatrit të qytetit.

Sipas burimeve të para nga policia, dyshohet se motivi i ngjarjes lidhet me fajde. Autori i dyshuar është Mefail Shkodra, një vit më parë ishte arrestuar për fajde është ende në arrati, ndërsa forcat e rendit janë vënë në ndjekje të tij.