Ju e shitët popullin shumë lirë … që kur shkuat në dhomën 161 të luteni për të hyrë në qeveri, madje për vetëm 3-4 poste.
Ju përbuzët shpresën e popullit… kur ia votuat ligjin për funksionimin e qeverisë.
Ju tradhtuat gjakun dhe idealin e dëshmorëve, duke kthyer sakrificën e tyre në lutje dëshpëruese për qeveri, duke hequr dorë nga çdo ideal… që në momentin kur shkuat te varri i Goce Dellçevit me lot në sy.
Ju ende vazhdoni të bëni të njejtën gjë. I dërgoni përditë emisarë që t’i luten Mickoskit…e këtë nuk e bëni për popullin, por për vete.
Dhe kur ju sheh ju që për hyzmeqarllëk me pak poste e para, jeni gati të bëni çdo gjë, Mickos i rritet mendja dhe del e tallet: “Shumë gjatë do rrini në opozitë”, ju qorton si fëmijë që keni gabuar rëndë, jeni dënuar ama s’keni marrë mësim.
❗️Dhe vetëm pasi ju refuzon haptas, ju bie ndërmend populli! Sa keq… sa për gjynah!
Reflektoni, reformohuni dhe lidheni fatin tuaj me popullin! Qëndroni dinjitetshëm në OPOZITË, që nesër askush, as Mickovski, as Mijallkov, të mos guxojë të tallet me JU dhe me shqiptarët.
➡️Vetëm atëherë qeverinë nuk do ta lypni më si hyzmeqarë…
*Bekim Fazliu, përfaqësues i lartë i Lëvizjes Arbëria