Faton Ahmeti në mbështetje të TS: “Liria e medias është liria jonë!”

Liria e medias është liria jonë!
Sot, kur mbi portalin “Tetova Sot” ushtrohet presion e tentim për ta heshtur, ne duhet të jemi të gjithë në një zë: Fjala e lirë nuk shantazhohet, nuk kërcënohet dhe nuk shuhet!
Tetova ka traditë të gjatë të rezistencës dhe guximit, dhe sot ky guxim shprehet përmes mbrojtjes së gazetarisë së pavarur.
Ne qëndrojmë përkrah gazetarëve dhe redaksisë së “Tetova Sot”, duke mbrojtur të drejtën e tyre për të informuar pa frikë dhe pa presion.
Sepse në fund, sulmi mbi një medium të lirë është sulm mbi të gjithë qytetarët.

Faton Ahmeti në mbështetje të TS: “Liria e medias është liria jonë!”