Fatmir Mexhiti u shkarkua nga funksioni i drejtorit të Klinikës së Neurologjisë

Fatmir Mexhiti u shkarkua nga pozicioni i tij si drejtor i Klinikës Universitare të Neurologjisë raportojnë mediat maqedonase. Drejtori i ri është Igor Kuzmanovski.

Ndryshime ka pasur edhe në Klinikën Universitare të Kardiologjisë, ku drejtoresha e re është Danica Petkoska Spirova.

Fatmir Mexhiti, kuadër i Aleancës për Shqiptarët ishte ministër i Shëndetësisë nga shkurti i vitit 2023 deri në shkurt të vitit 2024.