Likova s’është thjesht vendi ku jetoj – është familja ime, është historia ime, është gjithçka për mua. Këtu linda, këtu u rrita, këtu i mora hapat e parë të shkollimit; këtu mësova se si duhet jetuar e kujdesur për familjen dhe shoqërinë; mësova ta ndaj kohën, sofrën, traditat bashkë me të tjerët; mësova t’i përulem Zotit për gjithë të mirat që na ka dhënë. Ju jeni arsyeja pse sërish – me bindje të plotë dhe dashuri të madhe – kandidoj për t’ju shërbyer si kryetar komune.
Në këtë rrugëtim, jam thellësisht mirënjohës ndaj të gjitha strukturave të Aleancës Kombëtare për Integrim, subjektit politik që i përkas që nga rinia, BDI-së, si dhe liderit, z. Ali Ahmeti – njeriut që më ka dhënë mbështetje të palëkundur dhe më ka inkurajuar që të vazhdoj misionin për të mirën e qytetarëve tanë.
Likova tashmë bën pjesë në komunat rurale të zhvilluara, e këtë e shihni edhe vetë ku shumë projekte u realizuan, e disa projekte tashmë janë pranuar dhe duhet të realizohen. Për t’u rrumbullakësuar, të patjetërsueshme janë edhe disa projekte të tjera, të cilat do të jenë pjesë e platformës sime për katër vitet e ardhshme. Siç kam dëshmuar me punën time deri më sot, këto projekte nuk do të mbeten vetëm në letër, por do të bëhen realitet. Për këtë jeni dëshmitarë ju vetë, sepse janë punë që duken me sy dhe preken nga gjithsecili.
Nuk mund të mos i falënderoj nga zemra banorët e Komunës sonë, të cilët përmes organizimeve të ndryshme kanë qenë pjesë e pandashme e shumë punëve tona të përbashkëta – pa të cilët, kjo pamje e Komunës së Likovës nuk do të ishte në këtë shkallë.
Përpara, me besim dhe me popullin BASHKË!
Gjithmonë i juaji,
Erkan Arifi.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Sulm fizik pas konfliktit për vend parkimi në Bit Pazar
- Bilanci i protesës së PD! 11 efektivë të lënduar, 18 qytetarë të shoqëruar
- Vjedhje e rëndë në fshatin Brazdë – grabiten armë ajrore dhe para
- Skandal në protestën e PD-së: Policia shoqëron me pranga një fëmijë 10-vjeçar, shpërthejnë reagimet
- Toshkovski: “Safe City” nuk është një sistem për ndëshkim, por për shpëtimin e jetëve nga kaosi në komunikacion
- Filipçe: Të tjerët e shohin Maqedoninë si pre, si territor për të sunduar, ne e shohim si shtëpi
- Arrestohen dy persona në Ferizaj, kishin urdhërarrest nga gjykata – Policia jep detaje
- VMRO e cilëson si dështim kongresin e LSDM-së
- KFOR kryen patrullime në disa komuna të Kosovës: Këto aktivitete forcojnë koordinimin dhe ndërveprimin mes njësive
- Rrahje për parking në Bit Pazar: Gruaja nga Shkupi raporton se u sulmua fizikisht nga një grua tjetër