Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri të vendit, në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin Five në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me prezencën e policisë në afërsi të urës së re mbi lumin Ibër, e cila po asfaltohej.Ai ka thënë se prania e policisë aty ka qenë ngritje e vigjilencës, pasi ndërtimi i urës është një punë e madhe, duke shtuar se këto janë procedura normale policore.
“Deri më 1 shtator, kur është thënë se do të bëhet promovimi, hapja e urës, ne do të jemi aty dhe mandej e shohim se si vazhdohet tutje”, ka deklaruar Elshani, duke shtuar se këto masa nuk janë marrë për shkak të ndonjë paralajmërimi, por janë thjesht preventive.“Janë vetëm masa parandaluese, nuk ka diçka tjetër. Por në veri të vendit jemi mësuar me këto gjëra që për dikë duken të jashtëzakonshme, për ne janë të zakonshme – të na gjuajnë ndonjë bombë apo eksploziv. Prandaj marrim masa parandaluese vetëm që të mos na zënë në befasi”, është shprehur ai.
Elshani ka theksuar se nuk ka ndonjë indikacion specifik për rrezik, mirëpo policia është mësuar të marrë gjithmonë masa parandaluese.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Pacientët me sëmundje të rralla ankohen për mungesë të terapive në Klinikën e Hematologjisë
- LSDM: Mickoski shkoi në Budapest për të negociuar kthimin e Gruevskit para se të rrëzohet Orbani
- Ministri i Sportit i Turqisë pritet zyrtarisht, pas ardhjes në Kosovë
- Shi, borë dhe erë e përforcuar deri të premten
- “Grupi i Velesit”, Gjykata e Apelit ua rrit dënimet 13 të akuzuarve për abuzim seksual
- Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Vetëvendosjes për Presidentin
- Kasami: Fetai dhe Limani, me vetëdëshirë jashtë VLEN-it
- Aksident i rëndë trafiku në Austri, vdes 18 vjeçari nga Kosova
- Ajdari: Korridori 8 projekti më i rëndësishëm në historinë e vendit po pengohet për shkak të lidhjes së shqiptarëve
- Parregullsi serioze dhe skena dhune u regjistruan dje gjatë zgjedhjeve lokale në Serbi