Edon Zhegrova është shumë pranë transferimit te Juventusi

Juventusi tashmë ka marrë miratimin e yllit të Kosovës, Edon Zhegrova dhe tani janë duke negociuar me Lille për një marrëveshje që pritet të arrijë në shifrën 18-20 milionë euro.

Zhegrova shihet si një lojtar që mund të luajë në disa pozicione – në krah, pas sulmuesit apo edhe si sulmues i dytë.

Trajneri Igor Tudor e vlerëson shumë dhe e sheh si element kyç për projektin afatgjatë të Juventusit.

Për ta mbyllur marrëveshjen, klubi duhet fillimisht të përfundojë largimin e Nico Gonzalez drejt Atletico Madridit.

Juventusi duhet të përmbushë dy kushte për të kompletuar transferimin e Zhegrovës
Lexo po ashtu
Juventusi duhet të përmbushë dy kushte për të kompletuar transferimin e Zhegrovës
Ky transferim pritet të sjellë të ardhurat e nevojshme për ta finalizuar blerjen e kosovarit.

Lille është e gatshme ta shesë lojtarin, pasi kontrata e tij skadon në vitin 2026 dhe rrezikon të largohet si lojtar i lirë.

Ndërkohë, Marseille dhe disa klube të Premier Ligës mbeten në prapaskenë, por Zhegrova e dëshiron Juventusin.

Edon Zhegrova i thotë ‘po’ Juventusit, arrijnë marrëveshje
Lexo po ashtu
Edon Zhegrova i thotë ‘po’ Juventusit, arrijnë marrëveshje
Draft-kontrata është gati, me Zhegrovën që pritet të fitojë 2.5 milionë euro në sezon deri në vitin 2030.

Negociatat janë në fazën e fundit dhe të gjitha palët besojnë se marrëveshja mund të zyrtarizohet së shpejti.