Dy raste të dhunës në familje brenda një dite në Gjakovë e Malishevë

Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar dy raste të dhunës në familje në komunat e Gjakovës dhe Malishevës.

Rasti i parë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Gjakovë.

Sipas raportit policor, një burrë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person tjetër.

I dyshuari është arrestuar menjëherë nga njësitet policore dhe me vendim të prokurorit është dërguar për trajtim në Spitalin Psikiatrik.

Ndërkohë, rasti i dytë është regjistruar në orët e mbrëmjes në Malishevë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas konsultimit me prokurorin, ndaj tij është iniciuar rasti dhe është vendosur masa e ndalimit në mbajtje.

Të dyja rastet po hetohen nga organet e rendit