Donnarumma tek Man City po merr formë, Galatasaray bën ofertë për Ederson

Gianluigi Donnarumma duket se po afrohet gjithnjë e më shumë drejt një kalimi te Manchester City, pas raportimeve nga Italia që pretendojnë se Galatasaray ka dorëzuar një ofertë fillestare prej 10 milionë eurosh për Edersonin, portierin brazilian të skuadrës së Pep Guardiolës.

Sipas gazetarit të Sport Mediaset, Orazio Accomando, skuadra turke e Super Ligës ka bërë ofertën e parë për lojtarin e Cityt, në përpjekje për ta bindur atë të largohet nga Anglia.

Nëse Ederson do të ndryshojë klub gjatë kësaj vere, kjo do t’i hapë rrugën Manchester Cityt që të përpiqet të transferojë Donnarumman, pavarësisht se ‘Qytetarë’ kanë blerë tashmë një portier tjetër këtë verë, James Trafford.

Oferta e Galatasaray për Cityn përbëhet nga 10 milionë euro për transferimin përfundimtar të lojtarit, pa huazime apo klauzola të komplikuara në këtë fazë.

Për Edersonin, klubi turk i ka ofruar një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon për pesë vite, me synimin ta bëjë ish-lojtarin e Benficës pasardhësin e vërtetë të ish-portierit legjendar të Lazios, Fernando Muslera.

Portieri uruguaian u largua këtë verë drejt Argjentinës pas 14 viteve dhe më shumë se 500 ndeshjeve me klubin e Stambollit.