Djathi zviceran nën sulm: Trump vendos tarifë prej 39 përqind, prodhuesit janë në shok

Prodhuesit zviceranë po përballen me një krizë serioze pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi një tarifë prej 39 përqind për djathërat zviceranë, përfshirë Gruyere dhe Emmental të famshëm. Lajmi tronditi qeverinë në Bernë, e cila deri në momentin e fundit besonte se do të ishte në gjendje të arrinte një marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për tarifa më të ulëta, raporton Reuters.

Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter dhe Ministri i Ekonomisë Guy Parmelen ishin në një vizitë emergjente në Uashington për të zbutur goditjen ndaj industrisë vendase. Vetëm vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara blenë 11 përqind të të gjitha eksporteve të djathit zviceran, si dhe një të tretën e të gjitha eksporteve të djathit Gruyere.

Shoqata e prodhuesve të këtij djathi (Interprofession du Gruyère) vlerëson se eksportet mund të bien me 1,000 ton në vit, gjë që do të përfaqësonte një humbje deri në 15 milionë franga zvicerane (rreth 16 milionë euro).
“Djathi Gruyère është tashmë një produkt luksi në vetvete dhe këto tarifa janë të mëdha. Blerësit nga SHBA-ja më kontaktuan menjëherë – janë të shqetësuar, shpresojnë për një marrëveshje”, tha prodhuesi francez Anthony Margot.