Dibër, 32-vjeçari arrestohet pas sulmit me thikë

Më 18 gusht 2025, rreth orës 23:45, policia e Dibrës ka arrestuar K.T. (32) nga Dibra, i dyshuar për një sulm me thikë. Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 22:30, pas një konflikti të mëparshëm, ai me një mjet të mprehtë e ka sulmuar F.D. nga Dibra, duke i shkaktuar plagë shpimi.

I dyshuari është ndaluar në Stacionin Policor – Dibër, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal.TS