Dhjetë persona morën certifikata për kandidatë për pilotë! Nikollovski: Maqedonia ka kapacitet të udhëheqë projekte të mëdha
Dhjetë persona do të marrin leje nga fusha e operacioneve të fluturimit me trajnim të bashkëfinancuar nga shteti përmes Agjencisë për Aviacion Civil (AAC). Certifikatat e 10-të kandidatëve për pilotë sot ua dorëzoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollvski dhe drejtori i AAC, Dragi Stojanoski.
AAC më 1 korrik shpalli thirrje publike për bashkëfinancim deri në 50 për qind të trajnimeve për 27 persona, pas së cilës ka pasur testimi i kandidatëve.
Certifikatë për kandidatët për pilot privat të aeroplanëve PPL-A SEP land morën shtatë persona, për pilot të fluturakeve ultra të lehtë (ULPL) dy persona, ndërsa një për pilot të avionëve pa motorë në kuadër të programit të motorizuar me avion (SPL).
Ministri Nikolloski dhe drejtori Stojanovski deklaruan se trajnimet janë në drejtim të tejkalimit të gjendjes me mungesë serioze të personelit të aviacionit. Bëhet fjalë për trajnime bazike, ndërsa AAC paralajmëron thirrje edhe për trajnime të avancuara, me çka, siç deklaroi Nilkolloski, do të prodhohej kuadër inaviacionit, që do të kyçet edhe në dikasteret shtetërore edhe në sektorin privat.
“Me të vërtetë, kjo është një ngjarje e bukur, bëhet fjalë për një profesion fisnik, dhe ajo që vazhdimisht e përsëris është se me të gjitha gjërat që bëjmë tregojmë se Maqedonia mund dhe ka kapacitet të udhëheqë projekte të mëdha dhe të rikthejmë vetëbesimin dhe dinjitetin te populli. Vazhdojmë me mbështetjen, procesi është i hapur dhe transparent, shpresoj se në thirrjen e ardhshme do të ketë interes akoma më të madh”, deklaroi mes tjerash Nikolloski.