CMG-ja do të transmetojë drejtpërdrejt në 85 gjuhë ceremoninë përkujtimore dhe paradën ushtarake

Më 3 shtator, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) do të transmetojë drejtpërdrejt në 85 gjuhë të ndryshme për publikun global ceremoninë përkujtimore dhe paradën me rastin e 80-vjetorit të fitores së Luftës së Rezistencës të Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftës Antifashiste Botërore.

Për një promovim sa më të madh ndërkombëtar të kësaj veprimtarie përkujtimore, CMG-ja ka shtuar kohët e fundit tre gjuhë të reja: irlandishten, gjuhën pixhin dhe gjuhën kinjarvanda. Irlandishtja flitet nga rreth 7.2 milionë veta në Irlandë, Irlandën e Veriut dhe disa zona të Amerikës së Veriut; gjuha pixhin përdoret gjerësisht në Guinenë e Re Papua, Ishujt Solomon dhe Vanuatu, me mbi 10 milionë folës, ndërsa kinjarvanda ka mbi 13 milionë folës kryesisht në Ruandë, Burundi, Ugandë dhe Republikën Demokratike të Kongos.

Shtimi i këtyre gjuhëve e rrit edhe më tej shtrirjen e CMG-së në Evropën Perëndimore, rajonin e Paqësorit Jugor dhe Afrikën Qendrore e Lindore, duke e konsoliduar pozitën e saj si media ndërkombëtare kryesore me numrin më të madh të gjuhëve në botë.

Aktualisht, CGTN-i i CMG-së ka mbi 700 milionë shikues dhe 600 milionë ndjekës në rrjetet sociale në mbarë botën. Çdo ditë CGTN-i transmeton zhvillimet më të fundit globale nëpërmjet kanaleve televizive, frekuencave radiofonike, aplikacioneve dhe platformave ndërkombëtare .Ai bashkëpunon me më shumë se 4 700 media kryesore ndërkombëtare.

CMG-ja do të transmetojë drejtpërdrejt  në 85 gjuhë ceremoninë përkujtimore dhe paradën ushtarake