Çka po paralajmëron Gucati: Në VV ka dëshmitarë në Gjykatën Speciale, Donika Gërvalla, por do të dalin edhe tjerë?
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka dëshmitarë të Gjykatës Speciale.
Në një konferencë për media, ai përmendi emrin e ish-ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë se ajo ka dorëzuar dokumente në këtë gjykatë.
“Një gënjeshtër apo një shpifje e tyre, ashtu siç e ka Lëvizja Vetëvendosje, sepse në atë parti politike ne e dimë, ne e dimë që ka edhe dëshmitarë në Gjykatën Speciale, duke filluar nga Donika Gërvalla e cila ka dorëzuar dokumentacione në atë kohë që vetë e ka pranuar”.
“Të tjerët që do të dalin me emra, nuk do të fshehim asgjë nga askush, sepse nuk kemi frikë nga askush. Mos të na matin impulsin, atë na e ka matur Serbia dhe ka dalë humbëse. Dimal Basha me kategoritë e dala nga lufta, sidomos me veteranë të UÇK-së, invalidë dhe dëshmorë do të dalë humbës. Ne do të marrim veprime të tjera shumë shpejt”, tha Gucati./Klankosova.tv.