“Thirrjet për “vdekje për shqiptarët”, për “dhoma gazi” dhe për “Maqedoni të pastër”, para një delegacioni të gjerë qeveritar të kryesuar nga Kryeministri, përbëjnë skandal më vete për të cilin duhet të reagojnë të gjithë.
Mungesa e reagimit nga vetë Kryeministri dhe nga Qeveria, dërgon një mesazh edhe më shqetësues për normalizimin e këtyre trendeve.
Mickoski e humbi mundësinë të tregojë se është Kryeministër i të gjithë qytetarëve, dhe se të paktën simbolikisht është i shqetësuar për fyerjet dhe kërcënimet drejtuar shqiptarëve në vend. Ai duhej të largohej menjëherë nga salla, ose, në minimum, të reagonte publikisht në rrjetet sociale duke i dënuar këto thirrje; gjithashtu, Qeveria humbi rastin të dërgojë një reagim zyrtar, ndërkohë që kemi parë se është në gjendje të prodhojë edhe seri njoftimesh për nevoja shumë më të vogla.
Ky skandal në tribunat e Kumanovës nuk është rast i izoluar, por një tjetër në vargun e ngjarjeve me të cilat pushteti ose e nxit, ose në minimum e normalizon retorikën anti-shqiptare në shoqëri. Le të kujtojmë rastin e Bogevskit, partnerit të koalicionit i cili u bë i njohur për fyerje dhe poshtërime ndaj shqiptarëve, dhe më pas u shpërblye e u mbrojt nga vetë Kryeministri.
Këto janë tendenca të rrezikshme dhe shqetësuese, dhe ata që ia duan të mirën vendit nuk duhet t’i tolerojnë këto shpërthime, por duhet t’i dënojnë qartë dhe pa ekuivok” ka shkruar Bujar Osmani
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Zhduket 15-vjeçarja nga Shkupi së bashku me foshnjën e saj – rastin e ka raportuar i ati në polici
- “Dhoma gazi për shqiptarët” në Kumanovë, Arbëresha Neziri: Të kërkohet përgjegjësi morale, institucionale dhe politike
- “Dhoma gazi për shqiptarët” në Kumanovë, reagon vëllau kundër vëllaut të pafuqishëm Astrit Isenit!
- Bujar Osmani: Thirrjet “vdekje për shqiptarët” është SKANDAL
- Thirjet shoviniste në Kumanovë/ Rina Ajdari porosi pozitës shqiptare: Dënoni ashpër në qeveri, jo në opinion sa për sy e faqe
- Burri nga Çifliki i Tetovës raporton në polici se gruaja e tij ka ikur nga shtëpia
- Ash: Skandali i rëndë anti-shqiptar në ndeshjen Maqedoni – Rumani: Heshtja institucionale është bashkëfajësi
- Arrestohet 54-vjeçari nga Tetova për kërcënim me armë dhe mbajtje të paligjshme të armës
- Krerët e shtetit me urime për Ilindenin: Dita e Republikës është simbol i lirisë, unitetit dhe përgjegjësisë ndaj së ardhmes
- Faton Ahmeti: VREDI nuk përfaqëson shqiptarët, të sëmurët tanë janë lënë rrugëve