Baton Haxhiu: Kurti bashkë me Mickovskin krijuan qeverinë e re me VLEN-in për t’ia prerë rrënjët UÇK-së
Analisti politik nga Kosova, Baton Haxhiu ka shkruar së fundmi për situatën politike në Maqedoninë e Veriut. Sipas Haxhiut, Albin Kurti dhe kryeministri Mickovski janë bërë bashkë për ti prerë rrënjët e UÇK-së dhe për ta shkatërruar votën shqiptare.
“...Sepse Albin Kurti me Vetëvendosjen dhe Hristijan Mickoski me VMRO-në nuk shkuan thjesht për të ndërtuar një qeveri të re, por për t’i prerë rrënjët UÇK-së, Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit dhe bashkë me to, për ta shkatërruar votën shqiptare dhe gjithë atë që është ndërtuar me mund e përkushtim për më shumë se dy dekada.
Ky projekt i përbashkët po e çon Maqedoninë në një krizë nacionaliste që menduam se ishte mbyllur përjetësisht. Por tani dihet: ajo që s’e arrin dot historia, e shkatërron llogaria” ka shkruar baton Haxhiu në opinionin e tij.
Ai thotë se Maqedonia e Veriut është në një rrugë të pa qartë të turbëllt dhe të rrezikshme sepse kur shqiptarët ndahen bashkohen maqedonasit.
“E ardhmja e Maqedonisë së Veriut? E paqartë. E turbullt. E rrezikshme. Sepse kur shqiptarët ndahen, dhe kur maqedonasit bashkohen mbi ndarjen e shqiptarëve, atëherë shteti bëhet fushëbetejë” ka shkruar analisti Baton Haxhiu.