Bastisje në Shkup, sekuestrohen rreth 100 gramë kokainë, arrestohet një person

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme policore për parandalimin dhe zbulimin e veprave penale në fushën e tregtisë së palejuar me drogë, sot (05.08) në orën 01:00, nga ana e zyrtarëve policorë të Njësisë për tregti të palejuar pranë SPB Shkup, pas urdhrit paraprak nga Gjykata për kontroll, është kryer bastisje në shtëpinë e personit E.E. (41).

Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë zbuluar dhe sekuestruar një qese me rreth 100 gramë substancë pluhur – kokainë, vlera e së cilës vlerësohet rreth 10.000 euro. Në koordinim dhe sipas udhëzimeve të prokurorit kompetent, personi është ndaluar në Stacionin Policor me kompetencë të përgjithshme në Çair – Bit Pazar, ku është mbajtur për procedurë të mëtejshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës penal.