Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për kryetar të Komunës së Tetovës, Bajram Rexhepi, ka shfaqur përkrahje të hapur për klubin futbollistik Shkëndija, duke dalë në terren me fanellën mbështetëse të ekipit.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Rexhepi ka ndarë fotografi me veshjen kuqezi të Shkëndijës, shoqëruar me një mesazh të qartë dhe emocional:
“Me energjinë rinore në mbështetje të krenarisë Tetovare.
SHKËNDIJA NË ZEMRAT TONA.”
Ky gjest i kandidatit vjen në prag të aktiviteteve të rëndësishme për klubin, duke reflektuar lidhjen e thellë që qytetarët e Tetovës kanë me ekipin që përfaqëson jo vetëm sportin, por edhe krenarinë dhe identitetin lokal.
Përkrahja publike për Shkëndijën nga figura politike si Bajram Rexhepi shihet si një shenjë afërsie me qytetarët dhe të rinjtë, të cilët çdo fundjavë mbushin tribunat për të mbështetur ekipin e zemrës.