Babai ia vrau nënën para syve, ky është reagimi prekës i së bijës

Me një postim prekës në rrjetet sociale, vajza e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci që u vra brutalisht nga bashkëshorti i saj, Panteli Nakoleci në Volos, ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e nënës së saj.

“U largove mami ime e dashur… Do më mungosh shumë. E di që na shikon nga lart, por ne të duam shumë unë, Dinosi, Bleta dhe Asimina. Do jesh gjithmonë në jetën tonë.” shkroi vajza në përshkrimin e postimit, e pafuqishme të besojë se nuk do ta shohë më nënën e saj.

Autori i krimit, babai i fëmijëve, i cili e vrau nënën e tyre para syve të tyre, u arrestua këtë pasdite.

Vetëm pak muaj më parë, në qershor, ai kishte tentuar të vetëvritej dhe ishte shtruar në një klinikë psikiatrike.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo