Azir Aliu punëson azilantin nën hetime si këshilltar

Sipas burimeve jozyrtare, poeti Lulzim Aliu është i afërt me zëvendëskryeministrin, Arben Fetai, dhe roli i tij thuhet se është të monitorojë punën e ministrit dhe të informojë Fetain.

Lulzim Aliu ishte shoferi i ish-zëvendësministrit të Punës dhe Politikës Sociale, dhe tani deputet nga Aleanca për Shqiptarët, Elmi Aziri. Në vitin 2017, ai u punësua si shofer i Azirit.

Gjithashtu thuhet se ai ndiqej nga shteti, prandaj në vitin 2018 kërkoi dhe mori azil në Francë, duke fituar statusin e azilantit, shton portali.

Sipas informacioneve jozyrtare, Lulzim Aliu dyshohet gjithashtu se është aksionar në kazinonë e famshme “All In” në Kumanovë. Pavarësisht kësaj biografie kontraverse, ai u emërua këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë disa ditë më parë.

Ky veprim ngre pyetje dhe kritika në publik, veçanërisht në lidhje me kriteret e emërimit dhe çfarë roli do të ketë Lulzim Aliu brenda ministrisë dhe në marrëdhëniet me zëvendëskryeministrin, Arben Fetai.

Екс возач, азилант и сомнителен бизнисмен именуван за советник во Министерството за здравство