Avokati i Popullit në mbështetje të TS: Gazetarët janë garantues të së drejtës së qytetarëve për informim
Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë së Veriut me shqetësim të thellë e dënon sulmin ndaj gazetarit Nevrij Ademi-it.
Sulmet ndaj gazetarëve paraqesin jo vetëm shkelje të të drejtave të njeriut, por edhe kërcënim serioz për lirinë e shprehjes dhe demokracinë në vendin tonë.
Institucionet kompetente kanë obligim ligjor dhe moral të ndërmarrin masa të menjëhershme për zbardhjen e rastit, identifikimin e autorëve dhe garantimin e sigurisë së gazetarëve.
Avokati i Popullit do të ndjekë nga afër këtë rast dhe do të iniciojë procedurat e nevojshme ex officio, për të siguruar mbrojtje efektive të të drejtave të viktimës dhe respektim të standardeve ndërkombëtare për lirinë e medias.
Gazetarët janë garantues të së drejtës së qytetarëve për informim, prandaj çdo akt dhune ndaj tyre është i papranueshëm dhe duhet të marrë përgjigjen më të ashpër institucionale.
Народен Правобранител / Avokati I Popullit
Republika e Maqedonisë së Veriut
Avokati i Autorizuar /Zëvendës Avokati i Popullit
Ylber Rufati