Australi/ Mijëra protestues dalin në rrugët e Sidneit për krizën në Gaza

Në rrugët e Sidneit të Australisë dolën mijëra protestues, duke bërë thirrje për paqe dhe shpërndarje ndihmash humanitare në Rripin e Gazës.
Protestuesit injoruan shiun e rrëmbyeshëm dhe kaluan mbi urën ‘Harbour Bridge’ në Sydney, duke protestuar për gjendjen në Rripin e Gazës, ku kriza humanitare po përkeqësohet.

Më shumë se 60,000 persona janë vrarë nga konflikti luftarak gjatë dy viteve të fundit, sipas autoriteteve palestineze, ndërsa qeveritë dhe organizatat humanitare paralajmërojnë se mungesa e ushqimit po çon në përhapje të shpejtë të urisë.

Shumë prej protestuesve, pas thirrjes së organizatorëve të marshit ‘March for Humanity’, mbajnë me vete tenxhere dhe tiganë si simbole të kequshqyerjes dhe urisë.
Mes protestuesve ishte edhe Julian Assange, themeluesi i platformës Wikileaks.