Arsimi formal po futet në institucionet shëndetësore, nxënësit me trajtim më të gjatë spitalor nuk do të humbasin më mësimet

Për të mos pasur ndërprerje në procesin arsimor të nxënësve që kanë sfida më serioze
shëndetësore dhe që janë duke u shëruar në spital për më shumë se tre javë, Ministria e
Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shoqatën SANO, e
cila ndihmon fëmijët që vuajnë nga kanceri ose sëmundje të tjera malinje dhe kronike, po
prezanton arsimin formal në institucionet shëndetësore nga shtatori. Në varësi të gjendjes
shëndetësore, ata do të mund të marrin pjesë online në mësim në klasën e tyre, të organizojnë
mësimdhënie individuale ose, nëpërmjet komunikimit asinkron, të marrin materiale dhe të
zgjidhin detyrat e shtëpisë.
Këtë e ka bërë të ditur sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Vesna Janevska, e cila së
bashku me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe Presidenten e SANO-s, Marija Vuk,
vizituan Klinikën për Sëmundje Fëmijërore.
„Fëmijët me sfida serioze shëndetësore shpesh përballen me sfida shtesë arsimore.
Fatkeqësisht, në Klinikën e Fëmijëve gjithmonë ka fëmijë që i nënshtrohen trajtimit afatgjatë
dhe për këtë arsye nuk mund të ndjekin mësimet e rregullta. Por për këtë ekziston zgjidhje
dhe Qeveria e re, me mbështetjen e sektorit të shoqërisë civile, e ka përcaktuar dhe rregulluar
atë në mënyrë sistematike dhe që tani e tutje nuk do të jetë më si në të kaluarën, kur në fakt
kishte padrejtësi, kështu që do të thoja diskriminim ndaj fëmijëve me sfida serioze
shëndetësore”, tha Janevska.
Ministrja theksoi se çdo fëmijë në moshë shkollore që është i vendosur në Klinikën për
Sëmundjet e Fëmijëve për më shumë se tre javë, përderisa zgjatë vitit shkollor, do të jetë në
gjendje të marrë pjesë në mësime online në klasën e tij ose, mësimdhënësi do të organizojë
mësime individuale në varësi të gjendjes shëndetësore të nxënësit dhe sipas programit
mësimor të përshtatur për gjendjen e tij. Për këtë qëllim, përdoren të njëjtat mjete digjitale që
përdorin nxënësit e tjerë, EDUINO dhe platforma për tekstet shkollore digjitale interaktive.
Shkolla ku është regjistruar nxënësi mund t’i caktojë pajisje elektronike, nga fondi i
kompjuterëve tabletë që Ministria e Arsimit ka siguruar dhe dorëzuar në shkolla.

Arsimi formal po futet në institucionet shëndetësore, nxënësit me trajtim më të gjatë spitalor  nuk do të humbasin më mësimet
Nëse shkolla ka potencial të mjaftueshëm të kuadrit , mësimdhënësi mund ta vizitojë
nxënësin edhe në qendrën shëndetësore dhe të realizojë mësim atje, por kjo përsëri varet nga
gjendja dhe aftësitë e nxënësit.
Janevska informoi se gjatë pushimit po organizohen trajnime për punë efektive të
mësimdhënësve nga distanca. Ajo shprehu mirënjohje ndaj SANO-s, Ministrisë së
Shëndetësisë dhe Klinikës për Sëmundje Fëmijërore të cilët ndihmuan në përcaktimin e
akteve ligjore dhe nënligjore dhe do të marrin pjesë në zbatimin e tyre.
„ Dua të theksoj se asnjë fëmijë nuk duhet të privohet nga arsimi vetëm sepse po trajtohet.
Sëmundja nuk do të thotë izolim, ndërprerje ose harresë. Përkundrazi – sëmundja është një
sfidë dhe ne, si shoqëri, kemi për obligim ndaj atyre për mbështetje, strukturë dhe shpresë.
Duke investuar në njohuritë e tyre, ne investojmë në një të ardhme më të drejtë, më empatike
dhe më të fortë”, shtoi Janevska.
Ministri i Shëndetësisë, Aliu, tha se përveç ofrimit të kujdesit shëndetësor në nivelin më të
lartë terciar në klinikë, kjo iniciativë përbën një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes së plotë
të fëmijëve të sëmurë dhe kthimit të tyre më të shpejtë në bankat shkollore.
Për ne, më e rëndësishmja është kujdesi i plotë për fëmijët – jo vetëm shërimi i tyre, por edhe
zhvillimi i tyre arsimor dhe psikosocial,” tha Aliu.
Për drejtorin e Klinikës për sëmundjet e fëmijëve, Rexhep Memedi, përfshirja e fëmijëve nga
spitali në arsimimin formal do të thotë gjysmë shëndeti, pra një rrugë më e lehtë drejt trajtimit
afatgjatë.
Marija Vuk, kryetare e SANO-së, shprehu mirënjohje që pas shumë viteve përpjekjesh për
arsim formal në institucionet shëndetësore, drejtimi aktual i MASH-it pranoi iniciativën, duke
shtuar se shoqata qytetare nis fushatë publike për rritjen e vetëdijes mbi arsimin e fëmijëve që
janë në trajtim afatgjatë.