Arrestohet 62-vjeçari nga Gostivari në kufi për vepra të rënda penale

Më 15.08.2025, në orën 14:00, në Vendkalimin kufitar “Qafë Thanë”, gjatë tentimit për të dalë nga vendi, Z.B. (62) nga Gostivari është privuar nga liria nga nëpunësit policorë. Kontrolli ka zbuluar se ndaj tij ishte në fuqi urdhër arresti aktiv nga Gjykata Themelore në Gostivar për kryerjen e veprave penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në trafik” (neni 300) dhe “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik” (neni 297 të Kodit Penal).

I dyshuari është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Korrektues “Burgu i Gostivarit” për procedurat e mëtejshme.TS