Arben Fetai: Ali Ahmeti flet si Millosheviçi (VIDEO)

Sot po përballemi me një valë të re të populizmit dhe nacionalizmit të rremë nga BDI-ja, një parti që për 22 vjet premtoi barazi dhe përparim, por solli vetëm korrupsion, shtypje dhe stagnim.

Retorika e tyre e re, e udhëhequr nga Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani, është një përpjekje e dëshpëruar për të shpërqendruar vëmendjen e votuesit nga dështimet e tyre dhe për të manipuluar qytetarët me frikë dhe ndarje.

Kur Ali Ahmeti thotë “do të ndodhë populli”, ai ringjall një frazë të rrezikshme, famëkeqe, të përdorur për herë të parë nga Sllobodan Millosheviç në vitin 1988 për të nxitur urrejtje dhe konflikt në ish-Jugosllavi.

Kjo nuk është thjesht retorikë. Kjo është një thirrje e rrezikshme që kërcënon paqen dhe unitetin që, bashkë me partnerët ndërkombëtarë, e kemi ndërtuar me mund në Maqedoninë e Veriut.

Kur Bujar Osmani, ministri i përhershëm i BDI-së, na flet për “referendum”, ai synon të defokuson opinionin nga e kaluara e tij korruptive për të cilën asnjëherë nuk ka dhënë llogari.

BDI, që dikur vetëshpallej “parti e gjelbër” apo “multietnike” me degë në Dellçevë atje në kufirin me Bullgarinë ku nuk gjindet asnjë shqiptar, tani kthehet te populizmi mashtrues, te nacionalizmi i rremë, duke shpallur kriza që vetë i ka krijuar gjatë dy dekadave në pushtet.

Problemi i Ali Ahmetit si kumbarë i Ballkanit të Hapur, dhe i Bujar Osmanit që deri dje sillej sikur të ishte ministër i jashtëm i Suedisë, është shpjeguar më së miri nga Arben Xhaferi.

Arbni thoshte se “Problemi kryesor nuk është një person politik që përpiqet të rishkruajë historinë sipas nevojave të sotme, por i një politike që shënon vazhdimin me konceptet dhe atavizmat që paraprakisht e patën shpërbërë Jugosllavinë.”

BDI kishte çdo mundësi për 22 vjet të zbatonte Marrëveshjen e Ohrit, të zyrtarizonte plotësisht gjuhën shqipe dhe të ndërtonte barazi të vërtetë.

Por çfarë bënë ata?

Ata e kthyen Marrëveshjen e Ohrit nga një akt paqeje në një mjet për klientelizëm dhe vasalitet. Ata e bënë shtetin zgjatim të interesave të një elite të lidhur me krimin e organizuar, ndërsa shqiptarët u lanë të anashkaluar, të varfër dhe pa shpresë.

Pse BDI flet tani për “përbuzje” apo “nënçmim” të shqiptarëve, kur ajo vetë i përjashtoi dhe anashkaloi nga mundësitë gjatë qeverisjes së saj? Pse inkoherencat e Marrëveshjes së Ohrit, të cilat ata i lanë të pazgjidhura për dekada, i “zbuluan” vetëm tani që janë në opozitë?

Përgjigjja është e qartë: ata duan të shmangin llogaridhënien për korrupsionin e tyre dhe për stagnimin që shkaktuan.

Po këta që sot flasin për “vasalitet”, ishin skllevërit e Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit. Po këta, për dy dekada i bënë shqiptarët vasalë të një sistemi klientelist, ku puna dhe meritokracia zëvendësoheshin nga partia dhe lidhjet.

Dhe a e dini cili është strategjia e BDI-së?

Sot, kjo parti e zhytur në korrupsion po tenton të shndërron një fushatë për zgjedhjet lokale në një referendum fiktiv kombëtar.

Në vend se të ofrojnë zgjidhje për lagjen, fshatin, qytetin, për ujin, rrugën e kanalizimin që nuk e kanë bërë, BDI dhe kandidatët e saj të njohur për afera korruptive, po tentojnë të shmangin llogaridhënien për dështimet e tyre dhe për korrupsionin e tyre.

Kjo është një taktikë manipulative, e konsumuar.

Duhet ta themi troç. BDI nuk ka moral të flasë për “popullin.” Ata i kthyen shqiptarët në pronë të partisë, ndërsa elita e tyre u pasurua përmes korrupsionit ndëretnik. Për 22 vjet, ata i mbushën xhepat, duke e lënë Maqedoninë e Veriut të fundit në rajon për ekonomi dhe standarde demokratike.

Të dashur qytetarë, populli ka folur qartë në zgjedhjet e kaluara.

Ju keni refuzuar korrupsionin, papunësinë dhe ikjen e të rinjve tanë. Ju keni kërkuar ndryshim, një ndryshim që BDI nuk pati as vizionin, as guximin, as moralin ta sjellë.

Sot, ne refuzojmë retorikën e tyre populiste, të rrezikshme dhe manipulative. Ne refuzojmë nacionalizmin e rremë si paravan i krimit dhe korrupsionit.

Ne duam një Maqedoni të Veriut evropiane, ku primare janë drejtësia, zhvillimi, qeverisja e mirë dhe dinjiteti për çdo qytetar.

Prandaj, u bëj thirrje të gjithëve. Le t’i themi mjaft populizmit të BDI-së dhe të ecim përpara, drejt një shteti të fortë, të bashkuar dhe të.