Zjarri në rezervatin “Jasen” është më kritiku, ka disa ditë që po digjet, pishat po digjen. Terreni është jashtëzakonisht i vështirë. Na pret një detyrë e vështirë dhe e rrezikshme, por jam optimist, po punojmë që të paktën të ngadalësojmë përhapjen e zjarrit, tha Stojançe Angelov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).
Në një paraqitjen e tij në “Dnevnik” TV Sitel, ai shpjegoi pse situata është delikate – flakët po krijojnë vorbulla të forta dhe për këtë arsye, tha ai, është jashtëzakonisht e rrezikshme t’i shuash ato në këmbë, ndërsa kur uji hidhet nga lart, ai nuk mund të bjerë në tokë nga kurorat e pishave ose avullohet para se të bjerë për shkak të temperaturës së lartë.
Herët në mëngjes, u përdorën katër automjete speciale “Pinzgauer” sepse aq lejonte terreni. Siç tha, bëhet fjajl për shtigje të ngushta pyjore për dhi. Në mëngjes, shuarja ishte e suksesshme sepse zjarri është “në gjumë” në atë kohë. Megjithatë, pamja ndryshon në mënyrë drastike, tha Angelov, paradite dhe rreth mesditës me rritjen e temperaturës.
Lidhur me zjarrfikësit e rinj të përzgjedhur përmes shpalljes, theksoi se ata ende nuk janë vendosur në detyrë dhe se nuk do të lejohen të përfshihen në zjarre të tilla, por, tha, “do t’i lejojmë të punojnë në zjarre më të thjeshta”.
“Njëzet e shtatë persona që erdhën në DMSH këto ditë do të kenë trajnime shtesë dhe më serioze. Jam shumë i kënaqur me njerëzit që iu përgjigjën shpalljes, këta janë njerëz seriozë me predispozita fizike për këtë punë dhe besoj se do të kemi material të mirë për zjarrfikës cilësorë”, theksoi Angelov.
I pyetur se kur do të vihet në funksion “er traktori” i tretë, ai u përgjigj se me shumë gjasa do të vonohet sepse në Evropë ka vetëm një servis operator dhe pak nënkontraktorë, ndërsa vendi ka pesë ose gjashtë aviomekanikë të cilët, tha, punojnë pa ndalur për t’i mbajtur “er traktorët” në funksion.
“Në proces është prokurimi i më shumë helikopterëve, mendoj rreth 15. Do të diskutojmë nëse disa prej tyre do të jenë të përshtatshëm për përdorim të mëtejshëm për shuarjen e zjarreve. Por ideja ime është të blejmë “er traktorë” të rinj në të ardhmen. Tashmë kam filluar disa procedura, le të shohim se sa mbulon BE-ja shpenzimet për “er traktorët”. Por edhe nëse i porosisim, do të na duhet të presim me vite për dorëzim. Sepse ka një deficit. Evropa Juglindore po digjet, kemi zjarre kudo, tha Angelov.
Ai pret që vitin e ardhshëm të ketë një numër më të madh pilotësh dhe se kanë një marrëveshje me dy pilotët në pension që të angazhohen verën e ardhshme, duke theksuar se pagat e pilotëve janë dyfishuar.
Lidhur me inspektimin e pajisjeve PP në objektet e hotelerisë, ai u përgjigj se DMSH ka vetëm 13 inspektorë dhe është, tha, “e pamundur të mbulojë një qytet të vogël, e lëre më Maqedoninë”.
“Por unë kam një vizion dhe në institucionin e ri që besoj se do ta krijojmë deri në Vitin e Ri, kjo do të zgjidhet në një mënyrë tjetër”, shtoi Angelov.