Brenda vetëm 45 ditëve dhe në një kohë rekord janë realizuar mbi 1.250 punësime në 85 institucione publike shëndetësore në mbarë vendin, si pjesë e procesit strategjik për fuqizimin e burimeve njerëzore në sistemin shëndetësor.
Deri në këtë moment, në kuadër të procesit janë kryer mbi 1.700 testime.
“Kjo është një forcim i rëndësishëm dhe historik i kuadrit në një kohë rekord në sektorin e shëndetësisë – një motivim shtesë, dhe një zgjidhje përfundimtare për statusin e të gjithë atyre personave që për vite me radhë nuk kishin siguri, sigurim shëndetësor, marrëdhënie formale pune dhe ishin nën stres të vazhdueshëm. Tani, me këtë hap, kanë fituar një vend të dinjitetshëm në sistem,” tha ministri Aliu.
Me këtë stabilizim të kuadrit, Ministria e Shëndetësisë dërgon një mesazh të fortë për kujdes të vazhdueshëm dhe investim në kapitalin njerëzor, si parakusht për shërbime shëndetësore më cilësore për të gjithë qytetarët.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- DMSH: Angelov në kërkim të pilotëve për “air tractor”
- MASH për herë të parë siguron tekst shkollor për “Gjuhën dhe kulturën e romëve” për klasën e 6-të
- Studentët në Pejë mblidhen për protestë, kundër fyerjeve ndaj Ramush Haradinajt
- Ambasadori Meidani bën thirrje shqiptarëve: Bashkë, sot më të fortë se kurrë!
- Mevlan Ademi: Shqipja nuk preket dhe nuk negociohet!
- Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë
- Arrestohet 36 vjeçari nga Vrutoku, kishte vjedh në xhaminë e Mirditës
- E VËRTETA DHE MITI SERB MBI RUSINË
- UT – Së bashku për shëndetin
- Aliu: Shkenca si shtytës i një shëndetësie më të qasshme – u shënua 7 Prilli, Dita Botërore e Shëndetit