Aktivisti i LD-së braktis Izet Mexhitin, bashkohet me AKI-në (FOTO)

Ikjet nga VLEN po vazhdojnë dita ditës duke iu bashkuar AKi-së dhe koalicioneve brenda besëlidhjes. Pas shumë largimeve nga LD-ja, BESA sot një aktivist i Izet Mexhitit ka braktisur LD-në duke iu bashkuar AKi-së dhe Nazim Taipit për komunën e Tearcës.
Vet kandidati për kryetar komune në Tearcë, NAzim Taipi ka shpërndarë fotografi me aktivistin e LD_së dhe mikun e Izet MExhitit, përcjell TS.

“Gjithmonë bashkë…
Vizioni ynë për Komunën e Tearcës arrihet vetëm me unitet” ka shkruar Taipi

Nga ana tjetër, ditë më parë LD-në dhe VLEN-in i braktisi koordinatori i LD_së dega Tearcë. Ikje ka pasur edhe nga Likova e Tetova.

Këto ikje janë si pasojë e nënçmimit të shqiptarëve nga VMRO-ja dhe qeveria si dhe heshtja e VLEN-it. /TS/

Aktivisti i LD-së braktis Izet Mexhitin, bashkohet me AKI-në (FOTO)