Aksident në Strugë, motoçiklisti godet biçiklistin

MPB ka informuar se një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një motoçikletë dhe një biçikletë.

Në rrugën rajonale R2243 në fshatin Bixhevo të Strugës, dje në orën 10:40 të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku midis një motoçiklete Yamaha me targa kombëtare gjermane, të drejtuar nga I.M. (38) nga fshati Mislodezhda i Strugës, dhe një biçiklete të drejtuar nga R.T. (79) nga Bixhevo.

“Çiklisti ka pësuar lëndime të rënda në aksident, të cilat u diagnostikuan në Spitalin Special “Shën Erazmi” në Ohër”, njoftoi Ministria e Brendshme.