Aksident në Kumanovë përfshin automjet të MPB-së – lëndohen dy policë

Më 04 gusht 2025, rreth orës 15:25, në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë ndodhi një aksident trafiku ku u përfshinë tre automjete, përfshirë edhe një veturë zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Në aksident u përplasën një automjet i tipit “Shkoda Jeti”, pronë e MPB-së, një “Citroen” me targa të Kumanovës i drejtuar nga I.N. (48), dhe një “Volkswagen Passat”, gjithashtu me targa të Kumanovës, i drejtuar nga S.D. (28).

Si pasojë e përplasjes, lëndime trupore pësuan drejtuesi dhe bashkudhëtari në automjetin zyrtar të MPB-së, të dy nëpunës policorë. Ata morën ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku lëndimet e tyre janë konstatuar.

Ekipi i SPB Kumanovë kreu këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.