Aksident në autostradën A1: Një e lënduar rëndë dhe një i lënduar lehtë nga Bosnja

Më 05.08.2025, rreth orës 16:45, në SPB Veles është denoncuar një aksident trafiku në autostradën A1, në drejtimin Veles–Gradsko.

Sipas denoncimit, një veturë BMW me targa të Bosnjës dhe Hercegovinës, e drejtuar nga S.B. (32), ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti, lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjerja në veturë, T.R. (26), ndërsa vetë shoferi ka pësuar lëndime të lehta. Të dy janë trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit.

Në vendngjarje ka ndërhyrë një ekip i SPB Veles, i cili ka kryer këqyrjen dhe dokumentimin e rastit.TS