Aksident i rëndë në Haraçinë – pesë të lënduar, mes tyre një vajzë 3-vjeçare

Më 13.08.2025, në orën 14:20, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “1” në fshatin Haraçinë, Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga E.A. (23), dhe një automjeti “Seat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.I. (61), të dy nga fshati Haraçinë.

Në aksident, pasagjeri nga automjeti “Seat”, Ç.I. (36) nga Haraçina, ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa me lëndime të lehta janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët nga “Volkswagen Golf”: një vajzë 3-vjeçare, S.A. (20) dhe Z.A. (28), të gjithë nga Haraçina. Lëndimet janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Në vendngjarje është kryer ekspertizë nga ekipi hetimor i SPB Shkup.