Shefi i shtabit të përgjithshëm dhe deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, sonte në hapjen e shtabit të VLEN-it, ku u promovua Bilall Kasami edhe për një mandat për Tetovën, ka goditur rëndë për fondacionin serb që ka pranuar Bilall Kasami.
Ai, para tetovarëve, u shpreh se ne jemi në anën e shqiptarëve dhe po pengojmë projektet serbe që dëmtojnë shqiptarët dhe favorizojnë sllavët, duke i çuar mesazhe Kasamit pse ka bërë gabim që ka pranuar fonde nga Serbia për projekte sllave.
“Ne jemi në anën e shqiptarëve dhe po pengojmë projektet serbe që dëmtojnë shqiptarët dhe favorizojnë sllavët”, u shpreh sonte në hapjen e shtabit në Tetovë, Adnan Azizi.
Vlen të theksohet se marrjen e 800 mijë eurove e ka pranuar edhe vetë Bilall Kasami në një tubim në lagjen Migjeni, duke thënë se ato para nga një biznesmen serb i ka përdorur për projekte.
Kjo përplasje direkte mes Adnan Azizi dhe Bilall Kasami pritet të thellohet dhe humbjen Kasami do ta ketë pikërisht nga vetë njerëzit e afërt të tij./TS/